Banimi, koha e lirë, lëvizshmëria
Jeni duke kërkuar një banesë? Doni të ndërroni vendin e banimit? Keni nevojë për patent shofer të Zvicrës? Dëshironi të dini se çfarë aktivitete të kohës së lirë egzistojnë? Në këtë faqe do të gjeni informata mbi këto tema.
Jam vendosur në qytetin e Bernit. Ku duhet të regjistrohem?
- Nëse jeni të ri në qytetin e Bernit, duhet të regjistroheni te Shërbimi për qytetarë, Migrim dhe Policia për Çështjet e Shtetasve të Huaj (Einwohnerdiensten, Migration und Fremdenpolizei).
Ku mund të kërkoj një banesë?
- Fletëpalosja «Të jetosh në Zvicër» («Wohnen in der Schweiz») ofron informata në shumë gjuhë për banesat me qira në Zvicër.
- Oferta për banim mund të gjeni në portale të ndryshme si psh. në
Immobilien Stadt Bern
comparis.ch
immoscout24.ch
tutti.ch
Banesa dhe Varfëria
Qyteti i Bernës ndihmon njerëzit që kanë pak, ose nuk kanë mjaftueshëm para për të jetuar. Ai ofron po ashtu mbështetje për të gjetur një banesë.
Nuk mund ta paguani vetë kaucionin e qirasë? Ka një shoqëri sigurimi , që e paguan depozitimin e qirasë për juve. Kjo ndihmon për të zbutur problemet financiare.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen e internetit të qytetit të Bernës Webseite der Stadt Bern (DE).
Çfarë sigurimi më duhet për banesën apo shtëpinë time?
- Me një sigurim privat të përgjegjësive ju i kurseni vetes vështirësi financiare. Informata gjeni në faqen e internetit të kantonit Hallo-bern.ch
Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e mia si qiramarrës?
- Kantoni i Bernit ofron informata mbi këtë temë në Hallo-bern.ch. Kjo përfshin gjithashtu informata mbi qiratë dhe të drejtat dhe detyrimet tuaja si qiramarrës.
- Autoritetet ligjore të Kantonit të Bernit Schlichtungsbehörden des Kantons Bern ofrojnë këshilla ligjore falas për çështjet që kanë të bëjnë me qiranë dhe banimin. (gjer., frg.)
Ku dhe si hudhen mbeturinat?
Qyteti i Bernit ofron informata se kur dhe çfarë mund të hidhet dhe reciklohet. (gjer).
Si të ajëros banesën time?
Shërbimet shëndetësore të qytetit të Bernit (Die Gesundheitsdienste der Stadt Bern) japin informata për këtë temë. (gjer.)
Kam ende pyetje. Ku mund të gjej më shumë informata në lidhje me vendbanimin?
- Projekti «Hallo Nachbar!». ka përkthyer rregullat e përgjithshme të të jetuarit së bashku në shumë gjuhë. Informata të mëtejme gjeni në faqen e internetit të qytetit të Bernit.
- Kantoni i Bernit ofron informata mbi këtë temë në Hallo-bern.ch. Kjo gjithashtu përfshin informata për vendbanim, taksat e radiotelevizionin publik (faturat SERAFE) dhe hudhjen e mbeturinave.
Si funksionon transporti publik?
- Në faqen e internetit të BernMobil gjeni informata mbi oraret e transportit publik në Bernë (gjer).
- LIBERO ofron bileta, abonime dhe bileta ditore brenda kantonit të Bernit. (gjer., frg.)
- Informata të përgjithshme rreth biletave dhe abonimeve, si dhe oraret shtetrore dhe ndërkombëtare mund të gjeni në faqen e internetit të SBB. (gjer., frg., it., angl.)
Sa kohë mund ta mbaj patentëshoferin e huaj?
Ju keni një patentë shofer nga një vend tjetër? Nuk mund të vozitni me atë në Zvicër për më shumë se dymbëdhjetë muaj. Më shumë informata gjeni në faqen e internetit të Zyrës së Trafikut Rrugor të Kantonit të Bernit (Strassenverkehrsamtes des Kantons Bern). (gjer., frg.)
Ku mund ta ndërroj patentën e shoferit?
Nëse dëshironi të ndërroni patentshoferin e huaj, personalisht duhet të dorëzoni kërkesën si dhe dokumentet e nevojshme.
- në zyrën e trafikut rrugor të kantonit të Bernit (Strassenverkehrsamt Kanton Bern) (gjer., frg.)
Kantoni i Bernit ofron më shumë informata në Hallo-bern.ch.
Ku mund të gjej më shumë informata për aktivitetet e kohës së lirë në qytet?
- Berni është një qytet i vogël por i gjallë. Zbuloni parqet, tregjet, këndet e lojërave, objektet e kohës së lirë, objektet sportive si dhe ngjarje të tjera - gjithashtu në faqen e internetit të qytetit të Bernit gjeni oferta falas ose të lira . (gjer.)
- Njerëzit me pak para mund të marrin një KulturLegi. Me KulturLegi ju përfitoni zbritje prej 30 për qind ose më shumë në shumë oferta kulturore, sportive, argëtuese dhe arsimore në kantonin e Bernit dhe në të gjithë Zvicrën. (gjer., frg.)
- Takimi Ndërkulturor i Grave Karibu: Që nga viti 1995, KARIBU ofron një hapësirë të sigurt për emigrantet. Vendi i takimit mbështet shkëmbimin e ideve mes grave emigrante dhe grave vendase. Të gjitha gratë janë të mirëpritura, pavarësisht prej nga vijnë apo çfarë feje kanë. (gjer.).