Sigurimet dhe sigurimi shoqëror
Çfarë është Sigurimi Shoqëror? Çfarë duhet të di për këtë? Në këtë faqe gjeni informata mbi sistemin zviceran të sigurimeve shoqërore, sigurime të rëndësishme dhe qendra të këshillimit.
Çfarë përfshinë sigurimi shoqëror në Zvicër?
- Kantoni i Bernit ofron informata mbi këtë temë në Hallo-Bern.ch.
Çfar lloje sigurimesh ekzistojnë? Në cilin duhet të sigurohem?
- Kantoni i Bernit ofron informata për këtë temë në faqen Hallo-Bern.ch.
- Jetoni në qytetin e Bernit apo në Ostermundigen? Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me sigurimet shoqërore mund të kontaktoni qytetin e Bernit. (gjer.)
- E rëndësishme! Nëse jetoni në Zvicër, duhet të keni sigurim shëndetësor (Krankenversicherung). Ju duhet të siguroheni brenda tre muajve të parë pas hyrjes në vend. Më shumë informata gjeni në Hallo-Bern.ch.
- Një sigurim i rëndësishëm është sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Haftpflichtversicherung). Më shumë informata gjeni në Hallo-bern.ch.
Çfarë është zbritja e primit (Prämienverbilligung)? Si mund të marr një zbritje të primit?
- Njerëzit që kanë të ardhuara financiare të ulëta mund të marrin sigurime shëndetësore më lirë. Kjo quhet «zbritje e primit » (Prämienverbilligung). Informatat i gjeni në faqen e internetit të Kantonit të Bernit. (gjer.,frg.)
Çfarë është ndihma sociale? Si ndikon kjo në statusin tim të qëndrimit?
- Ndihma sociale ndihmon njerëzit që nuk kanë para të mjaftueshme për gjërat e përditshme. Informatati gjeni në Hallo-Bern.ch.
- Përmes një broshure shumëgjuhëshe Qyteti i Bernit shpjegon funksionimin e ndihmës sociale. Këtë broshurë mund ta gjeni në faqen e internetit të shërbimit social (Sozialdienst) të qytetit të Bernit.
Ku mund të marr këshilla?
- Qendrat e kontaktit dhe këshillimit për ndihmë sociale i gjeni në faqen e internetit të Konferencës Zvicerane për ndihma sociale (Schweizerische Konferenz für Sozialhilfe). (gjer., frg.)
- Isa Fachstelle Migration ju këshillon në disa gjuhë. Informatat në gjermanisht i gjeni në faqen e internetit të isa.