Drejtësi
Dëshironi të dini se çfarë të drejtash dhe detyrimesh keni në Zvicër? Në këtë faqe kemi përmbledhur adresat dhe qendrat më të rëndësishme të këshillimit mbi temën e qëndrimit, nënshtetësisë, bashkimit familjar, martesës dhe mbrojtjes nga diskriminimi.
Çfarë leje qëndrimi ka? Çfarë të drejtash kam me lejën e qëndrimit që marr unë?
- Kantoni i Bernit jep informata mbi këtë temë në Hallo-Bern.ch.
- Përmes një broshure shumëgjuhëshe Qyteti i Bernit shpjegon funksionimin e ndihmës sociale.
Si mund të fitoj nënshtetësinë?
Informatat dhe kontaktet i gjeni në faqet e mëposhtme të internetit:
- Qyteti i Bernit (Stadt Bern) (gjer.)
- Kantoni i Bernit (Kanton Bern) (gjer.,frg.)
- Federata (Bund) (gjer., frg., it., rom., angl.)
Si mund të sjell familjen time në Zvicër?
Ju jetoni tashmë këtu dhe dëshironi të sillni familjen tuaj në Zvicër?
- Shërbimet e banorëve të qytetit të Bernit (die Einwohnerdienste der Stadt Bern) iu informojnë për bashkimin familjar. Keni nevojë për këshilla? Caktoni një takim personal.
- Zyra për çështjet e migrimit dhe racizmit (die Fachstelle für Migrations- und Rassismusfragen) ofron takime informuese.
Ku mund të marr këshilla juridike falas?
Institucionet e mëposhtme do iu këshillojnë pa pagesë ose me kosto të ulët
- Berner Rechtsberatungsstelle für Menschen in Not (gjer., frg., it., angl.)
- Rechtsberatung des Treffpunkts Untermatt
- Bernerischer Anwaltsverband (gjer., frg.)
- Infra Bern (gjer., angl., frg.)
Në faqen e qytetit të Bernit gjeni një liste të të gjitha qendrave që japin informata ligjore në Bernë.
Me cilat ligje ballafaqohem unë si i/e huaj?
- Ligji për të huajt dhe integrimin (AIG) rregullon për shembull vizat, hyrjen dhe qëndrimin. Ligjin në fjalë mund të gjeni në faqen e internetit të SEM.
- Në faqen e internetit të SEM gjeni përgjigje në pyetjet më të shpeshta në lidhje me AIG (ligjin për të huajt dhe integrimin). (gjer., frg., it., angl.)
A mund të bëj diçka edhe unë në nivelin politik si migrant*e?
Në qytetin e Bernës, personat pa pasaportë zvicerane mund t'i drejtojnë një kërkesë drejtpërdrejt Parlamentit. Ata mund ta bëjnë këtë me një mocion pjesëmarrjeje, Partizipationsmotion (gjer.). Qyteti i Bernës ka futur, për shembull, informacione në gjuhën kurde, si pasojë e një mocioni pjesëmarrjeje.
Ku mund të marrë ndihmë në rast konflikti me administratën?
Avokati i Popullit i qytetit të Bernit (Ombudsstelle) këshillon dhe ndërmjetëson në konfliktet me administratën e qytetit. (gjer.)
Ku mund të marr ndihmë nëse jam diskriminuar? Ku mund të marr unë këshillim në rast të diskriminimit racor?
A keni përjetuar racizëm apo diskriminim tjetër? Dëshironi të mbështetni njerëzit e tjerë që kanë përjetuar diskriminim? Vendet e mëposhtme do iu ofrojnë informata dhe këshilla:
- Qendra e këshillimit ligjor në Bernë për njerëzit në nevojë (Berner Rechtsberatungsstelle für Menschen in Not). (gjer., frg., it., angl.)
- Së bashku kundër dhunës dhe racizmit - gggfon (Gemeinsam gegen Gewalt und Rassismus - gggfon). (gjer.)
- Avokati i popullit të qytetit të Bernit (Ombudsstelle der Stadt Bern). (gjer.)
- Në rrjetin e këshillimit për viktimat e racizmit Beratungsnetz für Rassismusopfer do të gjeni qendrat këshilluese në të gjithë Zvicrën. (gjer., frg., it.,)
- Mjetet mbështetëse dhe këshillat për trajtimin e urrejtjes verbale (Gjuhës së urrejtjes) mund t'i gjeni në faqen e internetit Stop Hate Speech (gjer., frg.)
Ku mund ta raportoj racizmin dhe format e tjera të diskriminimit?
- Report online racism është platforma e raportimit të racizmit në internet, e Komisionit Federal kundër Racizmit (Eidgenössische Kommission gegen Rassismus, EKR). Deklaratat raciste përfshijnë komente ose shprehje, që nënvlerësojnë individë ose grupe njerëzish për shkak të ngjyrës së lëkurës, etnisë, origjinës kombëtare ose fesë.
Qendrat për raportimin e formave të tjera të racizmit ose të diskriminimit:
- Federata e Organizatave Ombrellë përfaqesuese Islame të Zvicrës (gjer., frg.)
- Bashkimi i Komunitetit Izraelit të Zvicrës (gjer., frg. , it., angl.)
Çfarë të drejtash kam në rastin e shtatzënisë, martesës dhe bashkëjetesës?
Jeni e punësuar dhe do të bëheni nënë? Nënat dhe gratë shtatzëna kanë të drejta të veçanta.
- Në faqen e internetit Familja dhe Lagja (Familie und Quartier) të qytetit të Bernit mund të gjeni qendra informative dhe këshillimi. (gjer.)
- Informata për të drejtat tuaja gjeni gjithashtu në faqen e internetit të sindikatës Unia (Gewerkschaft Unia). (gjer., frg., it., angl.)
Keni pyetje në lidhje me martesën dhe bashkëjetesen?
- Informata mbi martesën mund të gjeni në ch.ch. (gjer., frg., it., angl.)
- Ju vendosni nëse, me kë dhe kur doni të martoheni! Përballeni me diçka tjetër? Në faqen e internetit të qytetit të Bernit gjeni informata për martesen dhe bashkëjetesën e detyruar. (gjer.)
- Jeni në një marrëdhënie dykombëshe? Jeni të ri në Zvicër? Frabina ofron këshilla në shumë gjuhë për temën e bashkëjetesës mes njerëzve të kombësive dhe kulturave të ndryshme. (gjer., frg., angl.)
- Qendra e këshillimit për gra Infra Bern ofron këshilla falas në shumë gjuhë për çështjet ligjore në lidhje me martesën, shkurorëzimin, pushimin e lehonisë dhe ligjin e imigrimit. (gjer., frg.)
Kam përjetuar dhunë në shtëpi. Ku mund të gjej ndihmë?
- Kantoni i Bernit ka përmbledhur qendrat e ndryshme të këshillimit për ju në një kartë urgjence në shumë gjuhë.
- Informata në disa gjuhë dhe numrat e urgjencës i gjeni në faqen e internetit të qytetit të Bernit. (gjer.)
Keni dyshime se dikush ka mendime radikale? Doni të dini çfarë mund të bëni?
- Pikat e kontaktit nëpër kantone pranojnë njoftimet për rrezikshmëri dhe ofrojnë këshillim. Këtu do të gjeni qendrat e kontaktit në kantonin e Bernës: Anlaufstellen im Kanton Bern. (gjer., frg., it.)
- Fachstelle Radikalisierung und Gewaltprävention (Zyra kundër Radikalizimit dhe Dhunës).
Informacione të tjera mund të gjeni në faqen e internetit të qytetit të Bernës Website der Stadt Bern. (gjer.)