Shëndeti
Si funksionon sistemi shëndetësor në Zvicër? Po kërkoni një kompani sigurimesh shëndetësore? Keni nevojë për mbështetje financiare për të paguar sigurimin shëndetësor? Dëshironi të gjeni një mjek që flet gjuhën tuaj? Në këtë faqe do të gjeni informacione mbi këto tema.
Si funksionon sistemi shëndetësor zviceran?
Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) shpjegon sistemin shëndetësor në shumë gjuhë
Ku mund të gjej informatat më të rëndësishme për shëndetin?
- Kantoni i Bernit ofron informata mbi këtë temë në Hallo-bern.ch.
- Berner Gesundheit (gjer.,frg.) ofron informata dhe këshilla për tema të ndryshme si masat parandaluese, varësia, shëndeti seksual dhe stresi.
- Informatat shëndetësore nga Kryqi i Kuq Zviceran në shumë gjuhë i gjeni në migesplus.ch.
Si dhe ku mund të sigurojë shëndetin?
- Faqja e internetit e Zyrës Federale të Shëndetit Publik BAG ofron informata në lidhje me sigurimin bazë të detyrueshëm, sigurimin shtesë dhe primet. (gjer., frg., it., angl.)
- Në faqen e internetit të BAG mund të gjeni një listë të kompanive të sigurimit shëndetësor. (gjer., frg., it., angl.)
Si mund të gjej një sigurim shëndetësor të volitshëm?
- Shpenzimet e kompanive të ndryshme të sigurimit shëndetësore mund t‘i krahasoni në faqen e internetit të federatës Priminfo . (gjer., frg., it.)
A kam nevojë për sigurim në rast aksidenti?
- Nëse punoni të paktën 8 orë në javë me pagesë, punëdhënësi juaj do të organizojë sigurimin në rast aksidenti. Nëse nuk keni një punë me pagesë ose punoni më pak se 8 orë në javë, duhet të bëni vetë sigurimin në rast aksidenti. Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG do t'iu informojë për këtë. (gjer., frg., it., angl.)
Si mund të marr zbritje për sigurimin shëndetësor (zbritje të primit, Prämienverbilligung)?
- Njerëzit me pak para mund të marrin sigurime shëndetësore më lirë. Kjo quhet «zbritje e primit ». Informatat i gjeni në faqen e internetit të Kantonit të Bernit. (gjer., frg.)
Ku mund të gjej një mjek familjar apo një pediatër?
- Në doktorfmh.ch mund të gjeni mjek që flet gjuhën tuaj. (gjer., frg.,it., angl.)
- Keni një vizitë te mjeku dhe keni nevojë për përkthim? Ka përkthyes ndërkulturorë. Më shumë informata për zyrat ndërmjetësuese në kantonin e Bernit i gjeni në faqen e internetit të Interpret. (gjer.)
Kush do të më ndihmojë në një urgjencë mjekësore?
- Numrat më të rëndësishëm të urgjencës mund t'i gjeni në faqen e internetit të qytetit të Bernit. (gjer.)
Çfarë shërbimesh mbështetëse ekzistojnë për të moshuarit në moshën e pensionimit?
- Jeni në pension? Informata rreth ofertave për pensione dhe mbështetje financiare gjeni në faqen e internetit të Qendrës së Kompetencës për Pleqëri (Kompetenzzentrum Alter).
Çfarë shërbimesh mjekësore ofrojnë shkollat?
- Të gjithë nxënësit e shkollave në qytetin e Bernit i nënshtrohen kontrolleve të rregullta mjekësore. Informata të mëtutjeshme gjeni në faqen e internetit të shërbimit shëndetësor të qytetit të Bernit (PDF, 45.7 KB) (Gesundheitsdienst der Stadt Bern).