Financat
Si dhe ku i paguaj taksat ? Si mund të gjej sigurim shëndetësor apo një kurs gjermanisht të lirë? Në këtë faqe do të gjeni informacione mbi këto tema.
Si dhe ku paguaj taksat?
- Në Hallo-Bern.ch Kantoni i Bernit shpjegon sistemin tatimor në shumë gjuhë.
- Në ch.ch do të gjeni informata mbi temen e deklarimit tatimor, llojet e taksave, çështjen e pensionimitdhe borxhet. (gjer., frg., it., rom., angl.)
Si mund të gjej sigurim shëndetësor të volitshëm?
- Në faqen e internetit të federatës mund të krahasoni shpenzimet për shërbimet shëndetsore të kompanive të ndryshme Priminfo. (gjer.,frg., it.)
Si mund të marr zbritje për sigurimin shëndetësor (zbritje të primit)?
- Njerëzit që kanë të ardhura financiare të ulëta mund të marrin sigurime shëndetësore më lirë. Kjo quhet «Prämienverbilligung». Informatat i gjeni në faqen e internetit të Kantonit të Bernit. (gjer.,frg.)
Ku mund të marr përkrahje financiare për një kurs të gjuhës gjermane?
- Një herë në vit qyteti i Bernit lëshon kupona që mund t'i përdorni për të paguar kurset e gjuhës gjermane. Më shume informata mund të gjeni në faqen e internetit të DeutschBon. (gjer.)
- Kisha katolike e rajonit të Bernit, ka një listë të kurseve gjermane të lira ose falas. (gjer.)