Azili
A keni ikur në Zvicër? Keni nevojë për informata? Dëshironi të punoni në Zvicër? Dëshironi të sillni familjen tuaj në Zvicër? Informatat mbi këto tema do t‘i gjeni në këtë faqe.
Si mund të mësoj për procedurën e azilit?
- Ndihma Zvicerane për Refugjatët SFH (die Schweizerische Flüchtlingshilfe) ofron informata rreth procedurës së azilit (gjer.,ang.,frg., it.)
A më lejohet të punoj në Zvicër?
- Sekretariati Shtetëror për Migrim SEM u përgjigjet pyetjeve të shpeshta në lidhje me lejet e punës dhe të punësimit. (gjer.,ang.,frg., it.)
- Kantoni i Bernit jep informata mbi këtë temë në Hallo-Bern.ch.
- Informata mbi proceduren e azilit, punëkërkimit, lejes së qëndrimit, kurseve të gjuhës si dhe informata tjera, mund të gjeni në faqen e internetit të Kantonit të Bernit. (gjer., frg.)
Cili autoritet është përgjegjës për mua?
- Të gjitha kontaktet e rëndësishme lidhur me hyrjen dhe qëndrimin në Zvicër, punën dhe azilin mund t'i gjeni në faqen e internetit të Kantonit të Bernit. (gjer., frg.)
- Shërbimi social i azilit të qytetit të Bernit (Asylsozialdienst) është përgjegjës për këshillimin dhe mbështetjen e azilkërkuesve në qytetin e Bernit. (gjer.)
Kush mund të më këshillojë dhe të më përfaqësojë në procesin e azilit?
- Qendra e këshillimit ligjor për njerëzit në nevojë (die Rechtsberatungsstelle für Menschen in Not) (gjer.,ang.,frg., it.) iu ofron azilkërkuesve dhe njerëzve me pak para ndihmë juridike falas.
- Në faqen e internetit të Ndihmës Zvicerane për Refugjatë (Schweizerischen Flüchtlingshilfe) mund të gjeni një listë të qendrave të këshillimit ligjor në të gjithë Zvicrën. (gjer.)
Ku mund të gjej informacione të dobishme për jetesën në Zvicër?
Aplikacioni Sui SRK ofron informacion për jetesën në Zvicër. Ai jep gjithashtu këshilla se si të menaxhosh stresin dhe shqetësimet. Në aplikacion, mund të shkruani me një person në gjuhën tuaj. Ky person është vetë një refugjat. Ai ju kupton dhe mund t’ju ofrojë ndihmë.
Për momentin, aplikacioni është në gjermanisht dhe arabisht. Do të pasohet edhe nga gjuhë të tjera.